'Të rinjtë 'infektohen' nga mendimi i Monika Kryemadhit?!'/ Kampin e LRI në Jalë nuk e ndal as COVID-i

25 Gusht 2020, 09:32

TIRANË- Çdo ditë po shënohet një numër rekord rastesh të reja me COVID-19 dhe minimumi ka pasur 2 viktima në 24 orë, por kjo nuk e ka ndalur Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) që të organizojë kampin veror të përvitshëm. Në një kohë kur grumbullimet janë të ndaluar për faktin se bëhen shkak për përhapjen e koronavirusit dhe shpesh po thuhet më zë të lartë që "duhet t'i përshtatemi një normaliteti të ri", LSI, përtej deklaratave politike, nuk ka hequr dorë! Ajo ka vijuar traditën me kampin në jug në të cilin bëhen bashkë dhjetëra të rinj të LRI, ku të mbajturit distancë, një nga rregullat minimale që kërkohet, është e vështirë që të zbatohet. Gjatë mbrëmjes së djeshme, ka qenë ish- deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka mbajtur fjalën e saj, ku fokus ka pasur të rinj sipas së cilës kjo forcë politike me planin e saj do të frenojë largimin e tyre nga Shqipëria.

"Këtë vit ka një energji të jashtëzakonshme nga gjimnazistë që vijnë për herë të parë dhe ky kamp vazhdon traditën, duke dëshmuar punën në grup, bashkëpunimin, forcën e ekipit mbështetjen që ne tregojmë për njëri-tjetrin dhe në fakt këto janë vlera që ne si LRI i kemi. Vlera që sot më shumë se kurrë duhen në shoqëri. Unë e njoh gjithësecilin prej jush, i di problemet që keni, e di se sa e vështirë është që ta jetosh dhe ta ndërtosh të ardhmen në Shqipëri. Ama ne nuk mund të dorëzohemi. Ne nuk mund të themj që e ardhmja nuk na përket në Shqipëri.