Të rinjtë transformojnë këngën e famshme 'Banania', ia kushtojnë koronavirusit

14 Mars 2020, 21:28

Situata e koronavirusit ka nevojë edhe për disa grimca humori dhe të rinjtë dinë ta bëjnë më mirë nga të gjithë. Dy të rinj kanqë sjellë këngën “Banania” të Dashnor Dikos duke e përshtatur me koronavirusin.Ata kanë kënduar dhe performuar në të njëjtën kohë versionin e ri të këngës. Kur shumica prej njerëzve jan të izoluar në shtëpitë e tyre, aftësia për të krijuar rritet. Të rinjtë e zbutën pak situatën e panikut me disa grimca humori.