‘Të shkojmë ta vrasim’, fyen dhe kërcënuan presidentin italian pse mori vaksinën, nën hetim 10 persona, mes tyre 2 shqiptarë

12 Mars 2021, 12:02

10 persona janë vënë në hetim pasi kanë sulmuar, fyer dhe kërcënuar presidentin italian Sergio Mattarella, nëpërmjet rrjeteve sociale, mes tyre edhe 2 shqiptarë. E gjithë kjo erdhi pasi kreu i shtetit mori vaksinën anti-COVID

“Le të marrim armët, të shkojmë ta vrasim atë bir…”, “Të uroj çdo të keqe”, “Mezi pres të marr pjesë në varrimin tuaj”,’ dua të të shoh të vdekur” ishin këto disa prej komenteve.

 

Për këtë arsye, Prokuroria e Romës nisi hetimet, që në marsin e kaluar kur filluan edhe kërcënimet e para, duke marrë nën vëzhgim të gjitha adresat nga të cilat vinin komentet dhe mesazhet kërcënuese, duke nisur nga blogera,  elektricisti e deri të kardiologët. Shqiptarët e vënë nën hetim janë Arjan Karagjozi dhe Irena Salati, që tani duhet t’i përgjigjen akuzave për fyerje të nderit të Presidentit të Republikës, vepër penale kjo që parashikon 1-3 vite burg  në bazë të nga artikulli 278 të  Kodit Penal.

Të hetuarit vijnë nga qytete dhe profile të ndryshme; Një kardiokirurg, një elektricist, një bloger dhe një ekstremist i djathtë. Dy shqiptarët e akuzuar, Irena Salati jeton në kryeqytetin italian, Romë, dhe Arjan Karagjozi, një elektricist në qytetin e Xhenovës.  

Ato janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u janë konfiskuar kompjuterët, celularët dhe profileve të tyre në rrjete sociale.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, të gjitha kërcënimet datojnë që nga pranvera e kaluar, kur Italia ishte në mes të shtetrrethimit të parë për pandeminë.