Të shpallet Vjosa Park Kombëtar'/ Rama-Metës: Sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut

25 Shtator 2020, 15:47

Lumi Vjosa ka përplasur sërish politikisht kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin ilir Meta. Pasi ky i fundit kërkoi që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar dhe ngriti shqetësimin se po ndërtohen shumë HEC-se, e menjëhershme ka qenë reagimi i shefit të qeverisë. Rama sqaroi se Ministria e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme.