Të shpërndash kafe me dron, biznesi më i ri që po lulëzon në ditët e izolimit

29 Mars 2020, 18:10

Me përhapjen e pandemisë së koronavirusit në të gjithë botën, në Shqipëri u ndërmorën një sërë masash ku u përfshi edhe izolimi i të gjithë vendit duke mbyllur të gjitha bizneset dhe pezulluar të gjithë lëvizjen e njerëzve.

Pirja e kafes ka qenë një ndër problemet e shqiptarëve këto ditë izolimi, pasi të gjitha kafenetë e baret kanë qenë të mbyllura.