Të shtëna me armë në Durrës, plagoset në dorë 25 vjeçari! Shkak një konflikt i çastit

22 Mars 2021, 23:15

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Durrës, ku ka mbetur i plagosur 25 vjeçari Arbër Tivari. Policia thotë se pas një konflikti të çastit, Tivari është plagosur në dorë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Alket Buçpapaj autori i kësaj ngjarjeje është në kërkim nga policia. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se dyshohet se të dy janë shpërndarës të lëndëve narkotike dhe kjo është pista kryesore ku janë fokusuar hetimet. I plagosuri rezulton i arrestuar 2 herë për shpërndarje narkotikësh dhe vjedhje në 2012 dhe në 2015. Sakaq edhe autori Alket Buçpapaj rezulton i dënuar më parë me 2 vjet burg për armëmbajtje pa leje. Në ambientet e policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ndërkaqë janë ngritur pika kontrolli dhe po "krihet" zona për të bërë të mundur kapjen e autorit.