Të shtëna me armë në Elbasan, 34-vjeçari i bën pritë të riut pas konfliktit

23 Shtator 2018, 22:02

ELBASAN-Të shtënat me armë zjarri kanë sjellë frikë dhe panik te banorët e lagjes ‘Fushë Mbret’ mbrëmjen e sotme. Dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin rreth orës 19:45, ndërsa më pas 34 vjeçari me inicialet A.S. i doli më armë në dorë të riut që u konfliktua, i cili po lëvizte me makinë.

E ndërsa nga informacionet paraprake u raportua se autori qëlloi drejt shënjestrës, policia e Elbasanit sqaroi se ka pasur vetëm dy të shtëna në ajër, ndërsa nuk ka asnjë të lënduar.

34 vjeçari pas të shtënave është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe po punohet për arrestimin, ndërsa është shoqëruar në polici i riu që u konfliktua.

Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e konfliktit, ndërsa ka marrë në pyetje edhe disa dëshmitarë që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Pas disa muajve qetësi rikthehen ngjarjet kriminale në qytetin e Elbasanit.