Të shtëna me armë në fshat, instruktori i qenit brenda burgut të Peqinit plagoset nga një plumb qorr

28 Prill 2020, 21:42

PEQIN - Një punonjës i burgut të siguisë së lartë të Peqinit, instruktor qeni, ka mbetur i plagosur teksa ishte në detyrë brenda ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit, nga një plumb qorr. Burime për Report Tv, thanë se Idajet Paja 41-vjeçar është qëlluar me armë nga jashtë burgut.  

Të njëjtat burime sqarojnë se ka pasur të shtëna në fshatin Progër dhe se punonjësin e burgut e ka kapur një plumb "qorr" gjatë momentit që po linte turnin.