Të shtëna me armë në Vlorë, shkak dyshohet një sherr mes të rinjsh në një lokal! Shoqërohen disa persona

9 Mars 2021, 19:19 | Përditesimi i fundit: 2021-03-09 19:21:47

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme pranë shkollës 24 Maji te tregu Orizit në Vlorë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Dyshohet se ka pasur një konflikt çasti mes disa të rinjsh, por ende nuk bëhet me dije shkaku. Konflikti fillimisht ka nisur në një prej lokaleve të zonës dhe më pas mendohet të jetë qëlluar me armë. Në policia deri më tani janë shoqëruar disa të rinj.Lidhur me të shtënat me armë në Vlorë, policia ka shoqëruar në komisariat disa të rinj.