Të shtëna me armë në zonën e Triportit, kapet autori i cili qëlloi pas konfliktit

25 Tetor, 19:40

Një konflikt i ndodhur pasditen e sotme në zonën e Triportit në Vlorë, ka agravuar në përdorimin e armëve.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo identetet e të përfshirëve, por paraprakisht mësohet se dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin.

Sherri ka agravuar në përdorimin e armëve dhe njëri prej tyre ka plagosur tjetrin. Autori i ngjarjes është kapur me armën e krimit në duar, teksa mundohej të largohej.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja. Kurse policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

b.ha./Shqiptarja.com

Kategori të tjera