Të shtëna me armë pas një sherri në Korçë, plagoset në këmbë një 45-vjeçar, në kërkim autori

2 Mars 2021, 19:05

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen nr. 5 në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, autori ka plagosur me armë zjarri I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur një person në këmbë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.