Të shtëna me armë zjarri dhe pengmarrje në një supermarket të Francës/Vritet agresori

23 Mars 2018, 15:42 | Përditesimi: 23 Mars 2018, 15:42

Një person i armatosur ka mbajtur peng disa persona në një supermarket në Trèbes, në jug të Francës. Mediat franceze thonë se burri kishte gjuajtur më parë me disa policë që vraponin, duke plagosur një prej tyre, por jo në gjendje kritike.

Një prokuror thotë se i armatosuri pretendonte të ishte në grupin e Shtetit Islamik.
Në janar të vitit 2015, një vrasës xhihadist vrau katër vetë në një supermarket të Parisit.
AFP ka raportuar zhvillimin e një operacioni policor në zonë.

Kryeministri Édouard Philippe tha se situata ishte serioze dhe sulmi ishte terrorist. Mediat lokale raportojnë se dy persona janë vrarë, . Gjithashtu policia ka vrarë edhe agresorin i cili mbajti peng prej oresh disa persona në Trèbes të Francës.

b.ha./Shqiptarja.com