Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset në dorë 25 vjeçari! Shkak një konflikt i çastit

22 Mars 2021, 20:00

Të shtëna me armë zjarri në Durrës janë regjistruar pak më parë në Durrës.

Dyshohet se nga të shtënat ka persona të plagosur.

Policia ka dhënë informacione lidhur me të shtënat me armë në Durrës. Në njoftim thuhet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B. Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona", thotë policia.