Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagosen dy persona

25 Gusht 2020, 20:59 | Përditesimi i fundit: 2020-08-25 21:54:03

SHKODËR- Dy persona janë plagosur në Shkodër me armë zjarri.

Sipas informacioneve, ata janë transportuar me urgjencë në spital, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre. Akoma nuk është bërë i ditur identiteti i personave të përfshirë në ngjarje. Policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.