Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

17 Gusht 2020, 22:16 | Përditesimi i fundit: 2020-08-17 22:48:02

SHKODËR- Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Qafëhardhi" në qytetin e Shkodrës.

Dyshohet se i plagosuri është qëlluar me automatik. Akoma nuk bëhen të ditur identitetet e personave të përfshirë në ngjarje.

Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.