Të shtënat me armë drejt 24-vjeçarit në Tiranë, dy plumba në xhamin e përparmë të makinës

3 Mars 2021, 12:45

Janë konstatuar 2 plumba në xhamin e përparmë të makinës së 24 vjeçarit Nardi Abazi, i cili u qëllua gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë, nga persona ende të paidentifikuar.

Nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar, ndërsa autorët u larguan menjëherë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën "5 Maji" në Tiranë.Në vendngjarje shkoi grupi hetimor i cili po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave të saj.