Të shtënat me armë drejt makinës së 24 vjeçarit në Tiranë, mjeti u gjet i braktisur nga pronari!

3 Mars 2021, 12:56

Janë konstatuar 2 plumba në xhamin e përparmë të makinës së 24 vjeçarit Nardi Abazi, i cili u qëllua gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë, nga persona ende të paidentifikuar.

Gazetari Sokol Dema thotë se automjeti është gjetur rastësisht në vendin e ngjarjes nga patrullat e policisë që po qarkullonin në zonë kryesisht në kuadër të orës policore. Në sallën operative të Policisë së Tiranës nuk ka patur asnjë telefonatë për të shtëna. Mjeti është gjetur i braktisur dhe pas verifikimeve të targës është konstatuar pronar, 24 vjeçari Nardi Abazi.

Ai ka treguar për hetuesit se po lëvizte në zonë kur në drejtim të mjetit të tij është qëlluar me dy plumba, nga pjesa e përparme e xhamit të parë dhe autorët janë larguar. Hetimet po vijojnë në disa drejtime, ndërsa janë disa pista.

Ndonjë konflikt i mundshëm që mund të ketë patur 24-vjeçari në të kaluarën, pavarësisht se nuk rezulton të jetë ndaluar më parë dhe nuk ka precendent penal. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona për t'u marrë në pyetje, por akoma nuk ka të arrestuar.