Të shtënat në Moskë, agresor ishte rusi 39 vjeçar Evgeni Manyurov

20 Dhjetor 2019, 13:54

Mediat ruse kanë publikuar identitetin e burrit që hapi zjarr pranë selisë së shërbimeve federale të sigurisë (FSB) mbrëmë në Moskë. Sipas tyre agresori ishte 39 vjeçari  Evgeni Manyurov, me kombësi Ruse.

Ai jetonte në Podolsk, kishte një diplomë në drejtësi dhe punonte për një kompani private të sigurisë.

Gjatë sulmit të djeshëm, Evgeni i pajisur me kallashnikov hapi zjarr në rrugë ‘Lubyanka’ duke vrarë një agjent dhe plagosur pesë të tjerë, përpara se edhe ai vet të vritej nga autoritetet të cilat kanë hapur një hetim për terrorizëm.

  •  
  •