Të tjera vdekje qëndrojnë pezull mbi Bahamas, ishulli kërcënohet nga një tjetër stuhi tropikale

14 Shtator 2019, 10:38

Alarmi për mbërritjen e një stuhie tropikale qëndron pezull mbi ishullin tashë të shkatërruar të Bahamas.

Qendra Kombëtare e Uraganëve në Miami, ka paralajmëruar se ishulli kërcënohet nga një tjetër stuhi e cila munda ta godasë Bahamas sot në mbrëmje.

Në trajektoren e stuhisë së re veç Grand Bahama është dhe Abaco, tashmë i rrënuar.

Ndërsa Bahamas nuk ka përfunduar ende së numëruari dëmet dhe vdekjet, erërat me shpejtësi deri në njëqind kilometra në orë dhe shira të rrëmbyeshëm pritet të shkaktojnë përmbytje në një tokë tashmë të ‘ngopur’ nga fatkeqësitë që la pas uragani Dorian.

Shumë spitale janë të mbyllura, ushqimi dhe karburanti janë të pakta dhe në mjaftë zona energjia elektrike nuk është rikthyer ende. Stuhia mund të vonojë ndihmat dhe autoritetet u kanë kërkuar njerëzve, që ende kanë një strehë, të qëndrojnë brenda kurse të tjerët duhet të shkojnë në qendrat e pritjes.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, tha se "Në epokën e krizave klimatike, uraganet dhe stuhitë mund të tejkalojnë pritshmëritë. Ata do të kenë intensitet dhe frekuencë më të madhe sesa në të kaluarën. Një rezultat i drejtpërdrejtë ky prej ngrohjes së oqeaneve". Guterres gjithashtu bëri thirrje për "veprim urgjent" nga bashkësia ndërkombëtare pa të cilën "gjërat vetëm mund të përkeqësohen".

Uragani Dorian, i cili goditI brigjeve amerikane, u shndërruar në stuhinë më të fortë të të gjithë kohrave, duke mbjellë fatkeqësi. Meterologët përdorën fjalët "katastrofike" dhe "shkatërruese" për të përshkruar uraganin.

Shërbimet e emergjencës në Bahamas kanë regjistruar 43 të vdekur dhe 2,500 persona të zhdukur, pas uraganit Dorian që ka përfshirë këta ishuj javën e kaluar.