'Të ulet kriteri i viteve të punës nga 13 në 7', Artur Metani letër ministres Gjonaj: Ndërhyni në ligj të plotësohen vakancat e ILD-së

28 Dhjetor 2020, 15:14 | Përditesimi i fundit: 2020-12-28 15:14:43

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i është drejtuar me një letër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ku kërkon ndryshime në ligj për kriteret e përzgjedhjes së inspektorëve. ILD kërkon që kriteri për 13 vite eksperiencë pune për një kandidat që aspiron për t’u bërë pjesë e kësaj strukture, të ulët në 7 vite. ILD i propozon ministres ndryshime ligjore për kushtet apo kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, për shkak se kushtet aktuale nuk i plotëson askush.

"Neni 1. parashikon ndryshimin e nenit 55 it ligjt aktual. dispozité që rregullon komandimin e magjistratëve në pozicionin e inspektorit pranë Zyrës se Inspektorit te Larté te Drejtësisë, ka ndryshim ligjor do t8 sjelle si pasoje, mundësinë e komandimit ne pozicionin e inspektor te magjistratëve qe kane ushtruar funksionin jo me pak se shtat vjet si gjyqtar ose prokuror. kjo me qellim qe te garantohet ushtrimi normal i veprimtarisë institucionale dhe përmbushja e qëllimit të reformës ne drejtësi qe është pikërisht rikthimi i besimit te publikut në sistemin e drejtësisë. Kriteri prej 7 vitesh pervoje si gjyqtar apo prokuror merr në konsiderate, parashikimet e nenit 47 pika 4 te ligjit nr. 96/2016 "Per statusin e gjyqtareve dhe prokurorëve ne Republikën e Shqipërisë”, te ndryshuar, qe parashikon mundësinë e ngritjes në detyre ne pozicione pran gjykatave ose te prokurorive të shkalles se dyte te magjistraleve që kanë ushtruar funksionin për jo me pak se 7 vite në shkallën e parë. Ky propozim është me harmoni edhe me statusin e parashikuar për inspektorin magjistrat referuar nenit 210 pika 2 v ligii nr. 115/2016 "Per organet e qeverisjes se sistemit të drejtesise", i ndryshuar,i cili, parashikohet të jete i njëjtë me atë te gjyqtarit që ushtron funksionin pranë gjykatës se apelit. Referuar të dhënave në lidhje me vjetersine e magjistratëve ne sistemin gjyqesor apo ate te prokurorisë rezulton se kriteri prej jo me pak se 13 vite përvojë në shkallet me te ulta përmbushet nga 379 magjistratë. Ndërkohë qe kriteri prej jo me pak se 7 vite përvoje në shkallen e pare përmbushet nga 492 magjistratë", shkruan ILD për ndryshimin e ligjit.