'Të veshur si shtriga, fantazma dhe tigëresha'/ Si e festuan fëmijët Halloween-in

31 Tetor 2019, 17:51

TIRANË-Festa e Halloween-it tashmë është kthyer në traditë edhe në Shqipëri. Më entuziastë për këtë festë janë fëmijët të cilët e presin këtë ditë për t'u veshur me kostume të ndryshme.

Fëmijët e shkollës 9-vjecare "Misto-Mame" e festuan festën e Halloween-it duke organizuar një sfilatë në oborrin e shkollës për të demonstruar kostumet e tyre.

Për Report Tv disa prej fëmijëve treguan përse e festojnë Halloween-in dhe cilin personazh kanë zgjedhur për t'u bërë këtë vit.

“Unë jam veshur si një shtrigë".

Po ti?

Edhe unë si një shtrigë.

Pse e festoni Halloween-in?

-Sepse është dita e të vdekurve. Do shkojmë nëpër shtëpi dhe themi “Rreng apo karamele”.

-Unë jam bërë si një fantazmë, sepse më pëlqen më shumë.

-Unë jam bërë si tigëresh.

-Do kërkojmë karamele nëpër shtëpi.

-Unë jam bërë si mace e egër sepse më pëlqen shumë macja dhe festa e Halloween-it është një festë që e festojnë të gjithë dhe unë kam menduar që ta festojë me klasën.

-Unë sot jam veshur si Maleficent, më pëlqeu dhe zgjodha  të bëhesha kështu”-u shprehën disa prej fëmijëve.

Halloween është një festë amerikane, e cilësuar si dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur. Në këtë ditë fëmijët si dhe të rinjtë vishen si personazhe të frikshëm, por jo vetëm. Kungujt e mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, figura hije dhe çokollatat janë simbolikë e kësaj feste, ku shprehja e Halloween-it është “Karamele apo rreng”.