Të vetëpunësuarit do tatohen me dy fasha 15% dhe 23%! Do taksohen bizneset e vogla që japin shërbim profesional

16 Qershor 2022, 18:36

Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin e ri që synon të taksojë të vetëpunësuarit, që deri më tani nuk kanë paguar tatime, pasi nuk janë të regjistruar si punonjës, dhe në shumicën e rasteve kanë funksionuar si biznes i vogël. Të vetëpunësuarit dhe të bizneseve tregtare që ofrojnë shërbime profesionale do tatohen me 15 dhe 23% në varësi të ardhurave të tyre.