Të zgjedhësh mes Gjicit dhe Surroit, fermerja që kërkon Kuvendin dhe me sytë nga vaksina

2 Dhjetor 2020, 09:22 | Përditesimi i fundit: 2020-12-02 09:23:15

Publicisti Veton Surroi ka komentuar debatet që u zhvilluan për figurën e tij për heqjen dhe më pas rivendosjen sërish të titullit "qytetar nderi i Kukësit", duke e cilësuar si histori sa komike aq edhe brengosëse pasi rikthen fenomenin e agjitacion-propagandë në demokraci. Fermerja Gerta Loku e cila tashmë ka zyrtarizuar kandidimin në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit, në një intervistë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, ka folur për palnin e saj por gjithashtu ka treguar edhe se si është bërë pjesë e "Nismës Thurje". Shefi i Mirobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi tha vaksina mbetet e vetmja shpresë për COVID-19. Ai tha se ajo mund të jetë gati në vendin tonë nga mars-prilli dhe se Shqipëria i garanton të gjitha kushtet për transportimin e vaksinës, e cila kërkon mbajtje të saj në dhjetëra gradë nën zero. Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv