Të zhdukur prej 5 ditësh/ Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve në Malësinë e Madhe

8 Tetor 2020, 15:49

MALËSI E MADHEPas 5 ditësh kërkime intesive janë gjetur trupat e pajetë të Klement Pepajt dhe Vilson Çutaj.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se trupat e pajetë të dy të rinjve janë gjetur në zonën e Vrithit, ku po bëheshin edhe kërkimet. Dy të rinjtë dyshohet se janë vrarë kushëriri i tyre, Danjel Pepaj për një sasi kanabisi që kishte humbur.