Të zhytesh në baltë për një grusht stërlina

14 Maj 2019, 09:43

Në Maldon, në grykëderdhjen e lumit Blackwater në Angli, është zhvilluar “Maldon Mud Race", gara e përvitshme zbavitëse që mbahet në pranverë, në Promenade Park, në fund të muajit prill ose fillim të muajit maj.

Gara e çuditshme konsiston në vrapimin e 2000 konkurentëve në distancë 500 metra, në një terren me baltë, në shtratin e lumit Blackwater.

Eventi vjetor filllimisht zhvillohej në fund të muajit dhjetorit, por moti jashtëzakonisht i ftohtë i detyroi organizatorët ta spostonin atë në pranverë.

Themeluar mbi një dekadë më parë, Maldon Mud Race është bërë një nga lëvizjet më frymëzuese dhe fitimprurëse në Mbretërinë e Bashkuar. Qëllimet e eventit zbavitës janë të thjeshta. Së pari, për të mbledhur para dhe rritur vetëdijen për bamirësi.

Së dyti, për të frymëzuar dhe motivuar njerëzit për të bërë diçka që ata nuk e bërë parë më parë. Dhe së treti, për ta bërë botën një vend më të lumtur duke vënë buzëqeshje në fytyrën e sa më shumë njerëzve të jetë e mundur.