Teatri/ Artan Imami: Asnjë s’mund ta pengojë ndërtimin e atij teatri të ri në atë vend, askush se ka fuqinë të ndalojë një brez të ri që po pret

24 Maj 2020, 16:53 | Përditesimi i fundit: 2020-05-24 22:56:07

Ishte koha e duhur që godina e Teatrit Kombëtar të ikte me nder. Kështu e ka përjetuar shembjen e ndërtesë së Tetarit aktori Artan Imami, i cili shprehet i sigurt se projekti i ri duhet të zbatohet në të njëjtin vend. Godina e teatrit kombëtar u shemb por Artan Imamit nuk ia ka prishur rutinën mëngjesin e 17 majit.

Nëse dikush do më pyeste se ç'ndjeva në ato momente, nëse qava me lot. Do i them: Jo, sepse keqardhjen për atë Teatër, keqardhjen si emocion e kam ndarë bashkë me kolegët e mi, për dhjetëra vite”, tha Imami.

30 vite më parë, Artan Imami do të ngjitej për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar, që sikurse thotë ai, mes emocioneve dhe pasionit për të luajtur përkrah emrave të mëdhenj të artit me të cilët ishte rritur, ndjente jo pak dhimbje për kushtet mizerabël që ofronte godina tashmë e shembur e Teatrit Kombëtar. Dhimbje, që siç thotë Artan Imami, e vërente edhe tek korifenjtë e artit dramatik si Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Drita Pelinku, Margarita Xhepa.