Teatri me kulla, PD: Rama hartoi pr/ligj të posaçëm për të shpëtuar përgjegjësit e kësaj afere

10 Qershor 2018, 13:07

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Kulturës, Albana Vokshi, ka denoncuar sot në emër të Partisë Demokratike ato që i ka quajtur veprimet korruptive të Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për ta pushtuar qëndrën historike të Tiranës me kullat e sponsorëve, që i mbajnë në pushtet.

Ligjvënësja demokrate tha se Rama hartoi një projektligj të posaçëm që sipas selisë blu synon të shpëtojë nga hetimi përgjegjësit e atyre që kanë planifikuar shembjen e Teatrit dhe ndërtimin e kullave. Gjithashtu, sipas demokratëve "me anë të këtij pr.ligji, Rama pranon automatikisht, projektin e prezantuar nga subjekti privat “Fusha” sh.p.k., pa iu nënshtruar asnjë procesi konkurimi apo gare të hapur pa asnjë procedurë konsultimi me grupet e interesit, apo me qytetarët, edhe pse ai përfshin tjetërsimin e pasurive publike dhe prishjen e Teatrit Kombëtar, që është monument kulture dhe paraqet vlera të veçanta, që mbrohen nga legjislacioni në fuqi".

Ne nje deklarate per mediat, Vokshi u shpreh se:

Ministria e Kulturës në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të vecantë negociimi me Kompaninë Fusha Sh.pk, të cilës do t’i jepet falas e gjithë qëndra historike e Tiranës, për të shembur teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi.

Projektligji bie ndesh me Kushtetutën, ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, si dhe ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

    No videos found.