Teatri/ Rama citon një tjetër aktor! Cerga: Teatri një ngrehinë

2 Gusht 2019, 17:03

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje deklaratën e një tjetër artisti, për të theksuar se një teatër i ri është kërkesa e vetë atyre që kanë luajtur në këtë skenë dhe jo vetëm. Kësaj here është citimi i aktorit Ardian Cerga, i cili i cilëson si qesharake prononcimet e disa figurave të shquara të cilët po e trajtojnë sikur do të humbasin vlerën e tyre po të shemben muret e ngrehinës teatër, ku si pas tij ajo çfarë ka mbetur nga ajo godinë është një ngrehinë.

"Domosdoshmëria e një teatri të ri është evidente! Po njësoj është evident fakti i gjendjes dhe strukturës së mjerueshme të ngrehinës së teatrit, e cila për fat të keq nuk afron më asgjë perveç një lloj nostalgjie paksa naive, meqë në skenën e këtij teatri kanë interpretuar kollosët e artit skenik. Kjo më sjell në mendje polemikën e një viti më parë për ndalimin e filmit shqiptar, ku shumë pak u prononcuan në mbrojtje të figurave të shquara të ekranit, të cilat sot po trajtohen sikur do të humbasin vlerën e tyre po të shemben muret e ngrehinës teatër... Qesharake! Si qytetar dhe si aktor shqiptar, e shikoj të domosdoshëm ndërtimin e një teatri të ri me të gjithë parametrat që koha kërkon; gjithmonë në vendin egzistues dhe në territorin e tij natyrisht! Ndërsa për respekt të figurave të shquara mund të krijohet brenda ambientit të teatrit të ri një hapësirë muzeale, ku të nderohen siç duhet dhe jo kështu si sot, që vetëm përdoren si alibi kundër teatrit të ri! Një teatër i ri do të thotë edhe një mentalitet i ri...", mësohet të ketë thënë Cerga. 

    No videos found.