'Teatri', Ruçi: Do konsultohemi, do shkonim në Shkodër, bashkë me opozitën

4 Shtator 2018, 16:41

TIRANË-  Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët në kryesinë e Kuvendit. Në fjalën e tij para gazetarëve Ruçi ka thënë se “ylli polar” që duhet të udhëheqë pozitën dhe opozitën në këtë sesion të ri parlamentar është integrimi i vendit në BE.

Kjo ishte përgjigjia e Ruçit për aksionin e fundit opozitar, për të bojkotuar Kuvendin në Tiranë e për ta zhvendosur atë në Shkodër.  Ruçi s’harroi të thoshte se opozitës iu krijuan të gjitha kushtet për të qendruar në Kuvend, por se kjo e fundit është para një “lufte elektorale”.

Nga shtatori deri në dhjetor të 2018, fokus është integrimi në BE. Reforma zgjedhore shtyhet me 6 muaj.Ruçi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me shtyrjen me një javë të shqyrtimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ruçi tha se s’është shtyrje por kohë për shqyrtim më me përgjegjshmëri të vërejtjeve të Presidentit.

Nuk do e mendoja kështu, konferenca e kryetarëve u mblodh që të miratohet programi dhe kalendari. Përgatitëm draft-kalendarin. U kërkua një javë kohë për ligjin për Teatrin. S’është shtyrje por përgjegjshmëri. Mos të harrojmë kemi një impenjim edhe nga Komisioni Evropian. Është fare normale që të diskutohet. A do e miratojë mazhoranca? Këtë nuk e di. Të presim me maturi.

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit
Lidhur me ndryshimet në qeveri, kryeparlamentari u përgjigj se është i hapur ndaj çdo korrigjimi. 

Kur trajtoj problemin e kontrollit, Kuvendi kontrollon qeverinë, në të gjitha aspektet, edhe proceduriale, dhe në instrumentet parlamentare dhe kam qenë rigoriz të korrigjojmë cfarë nuk kemi bërë mirë mes dy pushteteve. Per ndryshime në qeveri nuk është detyra ime, si kryetar i kuvendit une do të mirëprisja që instrumentet pralamentarë, interpelancat, mocioni për debat, i besimit apo mosbesimit, në momentin dhe kohën që të kërkoheshin une do të ushtroj gjithë kompetencat e mia, që këto të kryhen.