'Teatri'/Basha: Ligji i miratuar në Kuvend antikushtetues, krimi më i rëndë në 27 vite

6 Korrik 2018, 13:06 | Përditesimi i fundit: 2018-07-06 15:16:29

Kryetari i PD, Lulzim Basha e quan antikushtetues miratimin e ligjit nga Kuvendi për ndërtimin e Teatrit të Ri. Sipas Bashës, Rama po pastron paratë e krimit dhe drogës me kulla në qendër të Tiranës. Sipas tij, në vendin ku ndodhet teatri sot Rama ka parashikuar ndërtimin e 6 kullave. Kreu i PD, paralajmëroi protesta përkrah artistëve për të penguar shembjen e godinës së vjetër të Teatrit.

Është një ligj që ligjëron vjedhjen. Është një ligj për të ndërtuar 6 kulla betoni. Qëllimi kryesor i projektit është pastrimi i parave të krimit dhe drogës. Siç ka raportuar OSBE para disa vitesh, Edi Rama ka përfituar 200 mln euro, imagjino sot sa ka fituar nga paratë e drogës. Këto para nuk mbahen dot në thasë.

Ligji që ka miratuar dje Parlamenti është antikushtetues, 

Shkatërroi Kinema "17 Nëntorin" për të bërë një pallat të shëmtuar, shkatërroi stadiumin "Qemal Stafa" për ta zëvendësuar me kullën e tij të betonit, tani do të shkatërrojë Teatrin dhe çdo memorie që i ka mbetur Tiranës.

Edi Rama është njeriu që e ktheu Tiranën në një lavatriçe të parave të krimit. Edi Rama nuk ka për t'u ndalur me kaq, duhet ndalur. I bëjmë thirrje Presidentit të mos e dekretojë ligjin.

Forca e vetme që ka Edi Rama është indiferenca dhe mos veprimi ynë. Bashkë nuk ka njeri që ta shembë Teatrin. Ne do përballemi në rrugë dhe sheshe, do mbështesim artistët në ambientet e Teatrit dhe kudo.

Ju bëj thirrje ambasadorëve; ja ku keni një projekt të pastrimit të parave të krimit. Ja ku keni një akt që bie ndesh me integrimin evropian. Ja ku keni një tufë me peshq të mëdhenj. Nëse nuk flisni sot, nesër nuk do t'ju besojë askush.

    No videos found.