TEG, destinacioni i preferuar i shqiptarëve për blerjet e festave të fundvitit

23 Dhjetor 2020, 18:22

Fundviti është periudha me e lumtur e vitit, ku rrethuar me dekoret dhe atmosferën e veçantë, ngjall shpresë për një vit te ri më të suksesshëm.
Ndër të tjera është edhe periudha ku të gjithë ndalemi të kryejmë blerjet festive, ideojmë dhuratat për të dashurit tanë dhe patjetër përbërësit për gatimet me të veçanta.
TEG prej kohësh është destinacioni i preferuar i shqiptarëve për të kryer blerjet e periudhës festive, e si çdo vit janë të shumtë ata që e kanë zgjedhur për të përmbushur nevojat e tyre e për të kryer dhuratat më të veçanta.
Kjo edhe sepse TEG, përveç gamës së gjerë të markave të mirënjohura ndërkombëtare, dhe standardeve të unifikuara të këtyre markave me çdo vend tjetër të Bashkimit Evropian, ofron një ambient të sigurt ku janë marrë të gjitha masat e nevojshme për një mjedis të dezinfektuar dhe konform të gjitha rregullave për të kryer shopping në kushtet optimale.
Duke filluar nga e enjtja, qendra do të ketë një orar te ri operimi nga 08.00 e mëngjesit deri ne 20.00 të darkës.
Për blerjet më të sigurta dhe shumë llojshmërinë ne zgjedhje, edhe këtë vit TEG është zgjedhja me e mire. 
TEG është pjesë e, BALFIN Group, një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.