Tejkaluan numrin e kandidatëve, nuk respektuan kuotën gjinore edhe në Tiranë, disa kandidatë rezultojnë 'fantazëm': KQZ i kthen për korrigjim listat e 11 qarqeve të PD-së me aleatët!

11 Mars 2021, 08:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kthyer listat e kandidatëve për deputetë Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim të regjistruara më 8 Mars për zgjedhjet e 25 Prillit, pasi në Tiranë dhe Korçë nuk është respektuar kuota gjinore, ndërsa në 9 qarqe është tejkaluar numri i kërkuar i kandidatëve për deputetë si dhe janë konstatuar një sërë problematikash