“Tek doktori rrëfehesh te gjyqtari jo”, zgjidhja e vlonjatit: Mjeku familjes na shpëton nga Covid-i

16 Nëntor 2020, 09:45 | Përditesimi i fundit: 2020-11-16 10:15:26

Një zotëri nga Orikumi i Vlorës që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv kishte zgjidhjen për prerjen e zinxhirit të infektimeve nga Covid-19. Ai tha se rolin kryesor mund ta luajë mjeku familjes i cili duhet të bëjë listën e personave të infektuar që njerëzit ta dinë dhe të shkëpusin kontaktet me ta. Ai u bëri një thirrje edhe qytetarëve duke thënë: “Tek doktori rrëfehuni për problemet që keni ndërsa tek gjykatësi edhe mund të gënjeni”.