Teksas, shembet diga e liqenit Dunlap

17 Maj 2019, 11:35

Në Teksas të SHBA, diga e liqenit Dunlap që ndodhet midis San Atonio dhe Austin, u shemb papritmas duke përmbytur gjithçka gjeti përpara. E ndërtuar 91 vite më parë, me kapacitet shkarkimi 11,000 metër kub në sekondë, kolapsi i saj i papritur për fat të mirë nuk bëri të nevojshëm evakuimin e banorëve pasi fenomeni nuk ka prekur zonat e populluara.

Autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar mbi shkaqet e fatkeqësisë dhe dyshohet se çarja e digës ka ardhur si shkak i amortizimit të shtresës strukturore.

Zbatimi i projektit të ri të modifikimit të strukturës së betonit të digës do të zgjasë rreth një vit dhe do të kushtojë rreth 35 milionë dollarë.