“Telefonat Zemrash” / Violinisti luan live për miqtë e tij

23 Prill 2020, 19:29

Repolitix e mbylli pasditen e sotme me muzikë live. Violinisti Flogert Shatraj tregoi ditët e tij në izolim dhe se luante me violinën e tij për banorët e zonës ku jeton.”Çdo ditë bëj covera të ndryshëm dhe kënaq miqtë e mi në rrjete sociale. Mundohem që këtë kohë të keqe ta përdor për mirë. Si shumë artistë të tjerë edhe unë kam marrë pjesë tek këto shfaqjet në ballkon duke dhuruar tinguj, madje bashkë me fqinjët. Më vjen mirë që kjo situatë e keqe ka nxjerr në pah shumë artistë të mirë në Shqipëri, sepse po shoh që njerëzit dita ditës po njohin më shumë artistë të operas, të radios, të ansamblit popullor”- u shpreh Shatraj