Telefonata e Balit me të ëmën zbardhi korrupsionin: 10 mijë € ose vëllai dënohet me 5-10 vite burg

10 Shtator 2020, 12:49 | Përditesimi i fundit: 2020-09-10 15:32:44

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Mimoza Margjekës dhe avokatit Skënder Demiraj, të cilësuar si arrestimet e para në radhët e drejtësisë. Ata u akuzuan për korrupsion, që përmes ryshfetit të ndryshonin masën e sigurisë për Orion Balin nga "arrest me burg" në "garanci pasurore".

Ka qenë telefonata e vëllai të Orionit, Nejton bali me të ëmën e tij për të siguruar paratë që të lironte të vëllanë. Ai kishte marrë avokatin Skënder Demiraj të mbrojtur të vëllanë.

Demiraj përmes njohjeve të tij ka ofruar garancinë për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg, në arrest shtëpie duke i kërkuar 6 mijë euro pasi kishte 3 gjyqtarë për të paguar që do të merrnin vendimin për çështjen e të vëllait. Avokati  gjithashtu i ka kërkuar Nejton Balit që të fusni në llogari bankare 5 milionë lekë si garanci pasurore për të bindur gjykatën në ndryshimin e masës së sigurisë.

Nga të dhënat e siguruara nga SPAK nga transkriptet e bisedave telefonike të përgjuara mes Nejton Bali dhe të ëmës së tij, ai kërkon 6 mijë euro dhe në total duhen 10 mijë euro.

"Nejton i thotë të ëmës se ka komunikuar me të vëllanë, Orionin të cilin e ka sqaruar se ka biseduar me Skënderin dhe se kërkon 6 mijë euro si fillim për ta nxjerrë në arrest shtëpie dhe 4 mijë euro shkojnë në 10 mijë euro. Burri i huaj do 6 mijë euro si fillim pasi ka 3 gjyqtarë dhe nga dy secili, për të mos llogaritur më pas edhe Skënderin", zbardhet nga përgjimet e SPAK.

Të gjitha komunikimet dhe takimet e avokatit mes vëllezërve Bali dhe të Nejton me të ëmën kanë qenë të përgjuara dhe vëzhguara nga SPAK. E ëma ka filluar të kërkojë para borxh për të mbledhur lekën, ndërsa i biri Nejton i ka kërkuar që duhet patjetër që si fillim të japin 7 mijë euro  dhe se avokati donte pjesën e vet