Telefonata nga Zvicra: Makina nuk fluturon, në Shqipëri ecin sikur e kanë automjetin avion

16 Janar 2021, 09:57

Mëngjesin e sotëm në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për aksidentet rrugore, një problematikë shumë e madhe. Në emision mbërriti një telefonatë nga Zvicra dhe zotëria rrëfeu eksperiencën e tij në rrugët në Shqipëri kur kishte ardhur për pushime. Ai tha se makina nuk fluturon dhe se në vendin tonë drejtuesit e mjeteve ecin sikur ta kenë makinën avion.