Telefonata që “ndezi” debat: Doni rrogë duke ndenjtur ne lokal, hajdeni provojeni në Itali

18 Janar 2021, 09:53

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një emigrant nga Italia prej 25 vitesh atje telefonoi dhe më pas solli shumë reagime. Ai e tha qartë se edhe ai nga shteti italian nuk është ndihmuar mjaftueshëm në pandemi dhe ka thënë se shqiptarët duan të marrin rrogën duke ndenjtur ne klube. Thirrja e tij ishte: Hajdeni provojeni në Itali.