Telefonata që ngre alarmin: Ishim 3 mijë persona në një varrim, i dhamë dorën njëri-tjetrit

13 Nëntor 2020, 10:07

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mbërriti sot një telefonatë shqetësuese dhe që ngre alarm të madh në kohë pandemie. Një zotëri që foli për koronavirusin bëri një zbulim shumë shqetësues kur tha se: “ Para disa ditësh ishim në një vdekje shumë të rëndë të një të riu dhe ishim mbi 3 mijë persona dhe të gjithë i dhamë dorën njëri-tjetrit”. Ai e mbylli duke thënë se njerëzit kanë nevojë për ngrohtësi shpirtërore.