Telefonata që të trishton, e moshuara: Lus Zotin të vdes, pensioni s’me del as për ilaçe

8 Janar 2021, 10:07

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm mbërriti një telefonatë që me të vërtetë të trishton. Një e moshuar që jetonte e vetme tha se pensioni prej 80 mijë lekësh të vjetra nuk i del as për ilaçe dhe ajo merr borxh tek të afërmit. E prekur dhe e mërzitur me këtë situata zonja shkoi në ekstrem kur tha se lut Zotin që të vdes.