Telefonuesi: Deputetët e sotëm si anëtarët e vjetër të Byrosë Politike, të ikin! Duam rininë!

24 Janar 2021, 12:39

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” një prej qytetarëve u ndal tek figurat e vjetra që sipas tij janë bërë si dikur byroja politike. Nuk duhet të jenë më në Kuvend për të na përfaqësuar, kemi dhjetra vite që i durojmë. Na duhen të rinj që të na drejtojnë tha ai, e ndërsa u ndal edhe tek Berisha dhe Ruçi që sipas tij nuk duhet të jenë më në Kuvendin e Shqipërisë.