Telefonuesi: Ish-deputetët e opozitës po u fusin virusin shqiptarëve

12 Prill 2020, 10:13

Me një fluks të lartë telefonatash, “Shtypi i ditës dhe ju” në Report Tv zgjodhi sot të ngrejë zërin e qytetarëve për deputetët që nuk po u vijnë sa duhet në ndihmë në këtë kohë pandemie. Një telefonues i tha gazetarit Besard Jacaj live në studio se ish-deputetët e opozitës janë duke ua futur virusin shqiptarëve me lloj-lloj gënjeshtrash.