Telefonuesi kërkon ndërtimin e tre teatrove “Nga një për secilën parti”

16 Maj 2020, 10:31

“Le të bëhen tre teatro nga një për secilën parti se këta po zihen”. Kjo ishte batuta me të cilën e nisi komunikimin në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” një qytetar. Ai më pas duke folur në studio me gazetarin Andi Kapxhiu sqaroi se që politika të mos zihet të ndërtohen tre teatro se në Tiranë ka vend. Zotëria ishte shumë i shqetësuar më pas edhe për proçesin e rindërtimit pas tërmetit duke thënë se duhet të shpejtohen proçedurat që qytetarët të mos mbeten jashtë.