Telefonuesi kundër orës policore: Po vdesin njerëzit nga frika, po përçahet familja

25 Dhjetor 2020, 09:59

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv me drejtues Andi Kapxhiun një telefonues ishte totalisht kundër orës policore. Ai tha se me këto masa anti-Covid që po merren njerëzit më shumë po vdesin nga frika dhe se po mundohen të përçajnë popullin dhe po venitet dashuria familjare.