Telefonuesi merr rolin e Bashës në emision: Ja çfarë do të bëja po të isha kryetar opozite

30 Prill 2020, 10:39 | Përditesimi i fundit: 2020-04-30 11:38:56

Në një bisedë në studio në programin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv përveç mendimit për temën e ditës moderatori Andi Kapxhiu diskutoi me një telefonues edhe për teoritë konspirative mbi koronavirusin dhe masat shtrënguese. Ndërsa për rolin e opozitën zotëria dha këtë mendim: “Opozita ka qënë e zbehtë duhet të ishte më e fortë . Po të isha unë lider opozite do i kërkoja dorëheqjen kryministrit dhe krijimin e një qeverie mbarë popullore që t’i bëj ballë kësaj krize të pandemisë” e mbyll ai komunikimin.