Telefonuesi nga Cërriku i irrituar: Nëse Rama bashkëpunon me opozitën unë do votoj për…

15 Prill 2020, 10:31 | Përditesimi i fundit: 2020-04-15 10:35:18

Një telefonues nga Cërriku zbuloi sot sipas tij “ekspertët” e opozitës për koronavirusin në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv me Andi Kapxhiun: “ Ekspertët e opozitës janë Babalja, Salianji dhe Mona.” Ai më pas dha mendimin për temën e ditës duke u shprehur kategorikisht kundër një bashkëpunimi qeveri-Opozitë: “Qeveria mos t’a afrojë fare opozitën e flakadanëve.Nëse qeveria bashkëpunon me opozitën unë nuk e votoj më Partinë Socialiste unë do të votoj për Ballin.Rama i morri masat shpejt dhe do qëndroj në pushtet edhe dy mandate” e mbyll ai komunikimin.