Telefonuesi propozim Ramës për të riatdhesuarit: “40 euro nata s’përballohet”

16 Prill 2020, 10:20

Një qytetar që u bë pjesë e programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv me Andi Kapxhiun kishte merakun e të riatdhesuarve dhe i bëri një propozim konkret kreut të qeverisë: “Ramës deri tani bravo i qoftë që ka marrë disa masa të mira por të mos shkelë në dërrasë të kalbur dhe t’i lërë emigrantët të vetëizolohen në shtëpi dhe jo në hotele . Është shumë e vështirë që emigrantët që vijnë të përballojnë me 40 euro nata dhomën e hotelit për dy javë në karantinë” e mbyll ai mendimin.