Telefonuesi: Rama është Miss Corona, gazetari: Mister, se miss është për gratë

12 Prill 2020, 10:11

Në përpjekjen e tij për të vlerësuar kryeministrin e Shqipërisë, një telefonues tha sot në emisionin “Shtypi I ditës dhe ju” në Report Tv se Edi Rama është Miss Corona. Moderatori Besard Jacaj ndërhyri duke i thënë se nga anglishjta miss është për gratë dhe mister është për burrat. Telefonuesi vazhdoi replikës duke I thënë gazetarit: Miss është, e ka thënë gazeta gjermane, po e ngatërrove ti…