Telefonuesi rrëfen njohjen me babain e Klodjanit: Fat të kesh mik Qazim Rashën

24 Dhjetor 2020, 10:13 | Përditesimi i fundit: 2020-12-24 10:36:46

Një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv rrëfeu njohjen e hershme që kishte me babain e Klodjan Rashës të riut që u vra nga policia. Qytetari nga Elbasani tha se është fat të kesh mik e shok Qazim Rashën dhe i shprehu ngushëllime për humbjen e madhe.