Telefonuesi zbulon sms-në që i ka dërguar Lleshajt: S’kemi besim te policia, kanë rritur pazarin

23 Dhjetor 2020, 09:52

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u diskutua për Policinë e Shtetit. Një telefonues tha se efektivët këto vitet e fundit e kanë rritur nivelin e korrupsionit dhe më të përfshirë janë shefat se sa policët e thjeshtë. Ai theksoi se policia në kohën e Tahirit ishte më mirë dhe zbulon një sms që i ka dërguar ish-ministrit Lleshaj.